Kryeministri Zoran Zaev sot përsëriti se sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski në lidhje me rastin M-NAV ka vepruar në bazë të kompetencave të tij dhe me urdhër të Qeverisë. E ka kryer obligimin e punës me qëllim, siç përmendi Zaevi, të përshpejtohet veprimi dhe të realizohet projekt i cili ka filluar, por nuk ka përfunduar.

Të flitet për provizione në mbledhje në të cilën ishin tetë persona, është absolutisht larg secilës vetëdije normale, vlerësoi Zaev.

“Atë që e ka bërë Rashkovski është me urdhër të Qeverisë dhe është në rrethin e kompetencave të tij. Bëhet fjalë për kryerjen e kompetencave me qëllim zbatimin e projekteve të cilat kanë përfunduar që nga viti 2016 në pjesën e procedurave tenderuese, selektimit dhe zgjedhjes, por deri në realizimin final nuk ka ardhur kurrsesi. Vetëm kjo është, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit të repartit të ri të fabrikës “Tiamo” në Gllumovë, Komuna e Sarajit.

Kryeministri mohoi se Rashkovski në incizimin i cili doli në opinion , flet për anulimin e supozuar të vendimit. Kjo, sipas tij, ishin të gjitha alternativet të cilat Qeveria i ka gjetur që të përshpejtojë procesin e zgjidhjes.

“Nëse e shihni gjithë materialin do të përfundoni se Qeveria ka kërkuar dhe ka bërë mënyrë se si të vie deri te zbatimi faktik, praktik i këtij projekti. Të gjitha alternativat të cilat i kemi sjellë janë në atë drejtim, por një pjesë e tyre nuk mund ta komentoj sepse ishte në seancë të mbyllur”, theksoi Zaev, duke shtuar se vendi duhet të ketë sistem radari, ndërsa ajo është pjesë e politikave dhe obligimeve të Qeverisë.

Paralajmëroi përgjegjësi për ata që kanë bërë, siç tha, që ky rast të duket i shëmtuar.