Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me përfaqësuesen e lartë të Komisariatit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) në vendin tonë, Monika Sandri.

Në takim, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, pozitivisht është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm i UNHCR-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim është biseduar për programet vijuese të Zyrës së UNHCR-së në vend dhe në botë, si dhe nevojën për thellimin e solidaritetit të shteteve në zgjidhjen e çështjeve lidhur me refugjatët.

Përfaqësuesja e UNHCR-së e prezantoi Marrëveshjen globale për refugjatë dhe e paralajmëroi Forumin global për refugjatë i cili do të mbahet në dhjetor të vitit 2019 në Gjenevë. Me këtë rast, e ftoi shtetit të japë kontributin e tij në sferat e inkluzionit social të refugjatëve dhe çrrënjosjen e pashtetësisë.

U bisedua, qëndron në kumtesë edhe rreth inkuadrimit të mundshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KB) nga viti 1961 për uljen e pashtetësisë, si dhe për numrin e personave të cilët ishin të përfshirë me këtë ratifikim dhe implikime tjera dhe koordinim të mëtutjeshëm.

Sandri theksoi se duke i ndërmarrë këto hapa, Maqedonia e Veriut mund të bëhet shembull për rajonin dhe më gjerë.

Në takim, u konkludua se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe UNHCR-së do të vazhdojë me qëllim që të gjinden zgjidhjet më adekuate për kornizë institucionale-juridike për evidentimin e të gjithë personave,të cilëve duhet t’u sigurohet dokumentimi personal bazë që të merren me status juridik, i cili më pas do t’ua sigurojë të gjitha të drejtat që i kanë të gjithë qytetarët tjerë të vendit tonë.

Në takim u këmbyen mendime për gjendjen me refugjatët dhe emigrantët në Rajon dhe më gjerë.