Kryeministri Zoran Zaev tha se ai nuk ka biseduar në telefon me Katica Janevën, pas disa shkrimeve se ka pasur urdhër për arrestimin e Katica Janevës, por se ajo ka shpëtuar për shkak se ka telefonuar një ish diplomat dhe një zyrtar të lart të qeverisë. Zaev tha se sot mund të lexojmë gjithçka, por se janë qytetarët që vlerësojnë se cila është e vërtet.
“Mund të lexojmë gjithçka, mund të them se nuk jam dëgjuar me Katica Janevën. Nuk është i saktë, Sot mund të lexoni gjithçka, qytetarët mund të vlerësojnë. Nëse dikush ka kontaktuar me dikë, ju mund ta vërtetoni në proces t’i pyesni vetë ata. Mu më pyetët dhe unë thash që jo. Prokuroria tha se është shkuar në shtëpinë e saj dhe vetëm i është marrë telefoni. Kur bëhet fjalë për persona të tillë, ku opinioni ka interesim më të madh, Prokuroria duhet të jep informata”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, raporton SHENJA.
Ai tha se deri në momentin që nuk dëshmohet se është e përfshirë në krim dhe korupsion qëndron pas saj.
Zaev tha se ai beson në sistemin gjyqësore dhe se ju takon atyre ta kthejnë besimin në drejtësinë në vend.
“Besoj se çdokush kush ka gabuar, duhet të përgjigjet dhe do të përgjigjet. Kjo është ajo që besoj. Vetëm kështu mund ta sjellin drejtësisë. Bartësit e funksioneve gjyqësore nuk i kanë borxh askujt, përpos qytetarëve. Detyrë e sistemit gjyqësor është ta kthej drejtësinë në vend.
Nuk është e ideale, duhet të punohet në këtë drejtim, dhe vetëm kështu do të jemi shtet normal”, tha më tej kryeministri Zaev, raporton SHENJA.

Loading...
Global