Nga biseda audio e publikuar vërtetohet faji i pushtetit të atëhershëm se kanë dashur të fshehin vrasje dhe të ndikojnë mbi procesin, ka vlerësuar sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetareve nëse është i gatshëm të bisedojë për përgjegjësinë e tij pas bisedës së publikuar të El Çekës lidhur me vrasjen e Martin Neshkovskit.

“Krenohem që kam pasur rast të ndajë krimin që është bërë në shtet në bazë të së cilës është zgjuar populli i cili heshte, në bazë të së cilës sot kemi shtet normal, ja anëtare e NATO-s dhe para hapjes së kapitullit me BE-në. Konfirmoj se gjithçka që është bërë atje është bërë nga nga vendosja hyjnore e dikujt i cili kanë qenë në pushtet që të lejoj këtë lloj të menaxhimit”, ka thënë Zaev në pres konferencën e Qeverisë.

Duke theksuar se është njeri transparent dhe flet për gjithçka në shtet, Zaev ka thënë se vetë publikimi i bisedave “e betonon atë që është faj i pushtetit, ajo është- se kanë dashur ta fshehin vrasje”.

“E dyta përfundimisht kanë dashur të ndikojnë mbi procesin…Ju lutem, Prokuroria publike kur vepron me gjitha materialet. Të gjitha materialet janë dorëzuar”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se bisedimet janë indikator, ndërsa dëshmitë materiale janë bazë në të cilën miratohen vendime për lirimin ose gjykimin nga ana e gjykatësve.

“Proceset vijojnë në mënyrë transparente, proceset e PSP-së të gjithë i dinë në shtet në detaje, me dëshmitë dhe argumentet. Dikujt i pëlqen, disave jo. Një pjesë e atyre të cilëve ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen janë ithtarë të opozitës, por në fund drejtësinë e vendos gjykatësi”, ka thënë Zaev.

“Absolutisht pohoj se gjithçka është shpërndarë nga ana ime në mënyrë të ndershme dhe transparente. Në një tematikë ka pasur nga 50 apo 100 biseda telefonike me autorë të ndryshëm, nuk mund të publikoni biseda nga pesë orë. Në fund siç e di nuk është hapur hetim kundër Nikolla Gruevskit dhe Gordana Jankulloskës për Martin Neshkovskin”, ka nënvizuar Zaev, duke shtuar se punët duhet të dëshmohen në procedurë parahetimore.

Në pres konferencë, Zaev ka përmendur se në atë moment si shef i opozitës, si njeri i cili i pari i ka dëgjuar bisedat telefonike i ka ardhur që të rrënojë rrethojën qeveritare.

“Por a ka arsye, ka pasur arsye deri në qiell. Janë sjellë dhe janë bërë zotër në atë kohë dhe të luajnë edhe me jetët e njerëzve”, shton Zaev.