Kryeministri Zoran Zaev dot në pres konferencën e Qeverisë së sotme ka ftuar krerët e pozitës dhe opozitës për takim liderësh të premten.

Ai mes tjerash në pyetje të gazetarëve ka folur edhe për vetingun.

“E di që është i nevojshëm vetingu, mirëpo nuk guxon që të shpejtohet. Ajo duhet të mendohet mirë, sepse nëse e implementojnë shpejt, Maqedonia e Veriut mundet të mbetet me vetëm 300 gjykatës në vend të atyre 700 që duhet të jenë”- është përgjigjur Zaev./Alsat