Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp konfirmoi marjen e ingerencave sa i përket urbanizmit të komunës së Strugës dhe Ohrit, me qëllim siç tha, të përmbushen propozimet e UNESKO-s, dhe rajoni i Ohrit të mos gjendet në listën e rrezikuar të trashëgimisë, njofton Zhurnal.

Zaev tha se ende nuk e ka pranuar letrën nga kryetari i Strugës Ramiz Merko, ku thuhet se i dorëzon ingerencat në ndërtimtari dhe urbanizëm Qeverisë, por tha se kur të përmbushen kushtet ligjore, shteti do ti marë ingerencat.

“Ende nuk e kam marë letrën nga z.Merko, por dëgjova se edhe Ohri dëshiron t’i dorëzojë ingerencat në ndërtimtari. Obligimi ynë është rregullimi i Ohrit, Liqenit të Ohrit dhe rrethina e Ohrit përshkak UNESKOs, por edhe përshkak vendosjen e rendit dhe rregullave të disa dukurive devijante që po ndodhin atje. Qëllimi ynë është të veprojmë sipas ligjit. Do të zgjedhim kompani të cilat do të veprojnë në tërësi, do të fillojnë një nga një, çdo pjesë me radhë, të përmbushin atë pjesë nga obligimet tona para UNESKOs, por edhe para qytetarëve. Qeverisja e së drejtës, largimi i objekteve të ndërtuara ilegalisht të cilat nuk kanë të drejtë legalizimi. Por, së pari duhet sipas ligjit të prmbushen kushtet për marjen e ingerencave”, tha Zaev.

Ndryshe dje Agjencia e Lajmeve Zhurnal publikoi dokumentin ku kryetari i Strugës Ramiz Merko i ka kërkuar QEverisë t’ia marë ingerencat në pjesën e urbanizmit dhe ndërtimtarisë.

Loading...