Kryeministri Zoran Zaev është takuar me kongresmenin e SHBA-së, Eliot Engel, i cili është edhe kryetar i Komisionit për punë të jashtme në Dhomën përfaqësuese të SHBA-së. Sic kanë bërë të ditur nga pres qendra e qeverisë, në takim është vlerësuar se Maqedonia e Veriut po lëviz në drejtimin e duhur.

“Janë dhënë përkrahje për politikat e fqinjësisë së mirë, reformat dhe dialogu, formimi i qeverisë inkluzive dhe ndërtim të një shoqëria të barabartë për të gjithë. Është dhënë vlerësimi se vendi është shembull i mirë se si zgjidhen çështjet bilaterale, në një dialog të sinqertë dhe të guximshëm”, thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar.

Po ashtu është dhënë përkrahje e fortë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe është konstatuar se anëtarësimi i vendi në NATO donë të thotë siguri, stabilitet dhe mbrojtje.

“Me ndihmën e partnerit tonë strategjik SHBA-së është realizuar një nga dy përcaktimet strategjike, anëtarësimi në NATO, që presim të rrumbullakohet në dhjetor të këtij viti. NATO për ne do të thotë siguri, stabilitet dhe perspektiv për qytetarët, mundësi për jetë më të mirë dhe për mbajtjen e të rinjve në vendin tonë”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev. Zaev ka thënë se ata do të vazhdojnë me reforma me qëllim që të hapen bisedimet me BE në.