Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bën shaka me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. Në fillim të takimit të dy delegacioneve në Samitin e Poznanit, gjatë bisedave jozyrtarisht, Borisov e pyet Zaevin, “si është në Shkup?”. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shkurtimisht komenton se është “shumë i nxehtë”, ndërsa Zaev shton se “Edhe pse jemi Maqedonia e Veriut, prap është 40 gradë”, duke shtuar se ndoshta edhe në Sofja është njëjtë.

Kryeministri bullgar i përgjigjet Zaevit se ai kohën e fundit 2-3 ditët e fundit ka qenë në Bruksel dhe se nuk e ka përjetuar të nxehtin.

Dy delegacionet, i Maqedonisë dhe i Bullgarisë po marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shkupi dhe Sofja vitin e ardhshëm do të jenë nikoqir të Samitit, i cili është pjesë e Procesit të Berlinit./Alsat