Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot e pranoi Eliot Engel, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA.

Xhaferi i uroi për marrjen e funksionit të kryesuesit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA dhe shprehu falënderim ndaj kongresmenit për rolin e tij të rëndësishëm, duke pasur parasysh se me prezencën dhe angazhimin e tij, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e rajonit dhe suksesin tonë në integrimin në NATO.

Kryetari Xhaferi i falënderoi edhe për letrën me të cilën ai dhe kongresmeni Majkl Mekol i janë drejtuar Sekretarit shtetëror të SHBA-ve Majk Pompeo për mbështetjen e vendi tonë në procesin e eurointegrimeve.