Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka takuar drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës He Jiting. Xhaferi i shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova realizoi takim më He Jitin i cili qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Takimet dhe marrëdhëniet miqësore zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit të dyanshëm të sovranitetit, integritetit territorial dhe barazisë së dy vendeve.