Volkswagen gjerman nuk ka ndërmend të ndalojë me zgjerimin e familjes së saj crossover/SUV.

Disa javë më parë, VW konfirmoi se në vend të modelit Beetle në Meksikë, do të prodhohet SUV Tarek.

Tani ka njoftime se VW po planifikon një tjetër crossover kompakt në ofertën e tij.

Makina do të prodhohet në Spanjë, në veri të Pamplona, në fillim të vitit 2022. Ai do të bazohet në modelin Polo, dhe për fillim do të rezervohet ekskluzivisht për Evropën.

Modeli i ri do të ndajë bazat me Polo dhe T-Cross, që do të thotë se do të bëhet në platformën MQB.

Frymëzimi i dizajnit mund t’i shërbejë konceptit të Taigun, duke spekuluar se do të jetë një “veturë sportive urbane CUV” me shtytje hibride dhe elektrike.

Modeli më i ri i VW pritet të dalë më treg kah fundi i vitit 2022.

Loading...
Global