Autori i vrasjes së modeles 24 vjeçare ruse jep detaje të reja mbi vrasjen e ndodhur. Ai u ka rrëfyer autoriteteve ruse se Katerika.K e ka ofenduar atë herë pas here ndërsa vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

“Ajo më ofendoi shumë herë. Më tha që nuk isha i mirë në seks. Nuk mund ta duroja.”- u shpreh ai, duke shtuar se e kishte goditur pesë herë me thikë në qafë dhe në gjoks.

Kujtojmë se dy ditë më parë Rusia u trondit nga lajmi i vdekjes së modeles 24-vjeçare, Ekaterina K. Ajo u gjend e pajetë në apartamentin e saj në Moskë, me fyt të prerë dhe e masaktuar brenda në valixhe.