VMRO-DPMNE-ja opozitare sot përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj bisedës apo mashtrimit që i’u bë kryeministrit të vendit Zoran Zaev nga dy komedianët rus.

Siç thonë nga kjo parti, Zoran Zaev nuk është viktimë por viktima e vërtetë është Republika e Maqedonisë për karakterin e tij siç thonë, kriminogjen, të papërgjegjshëm dhe paaftësisë.

“Republika e Maqedonisë 3 vite është shtet që ka humbur në korrupcion, pa-barazi para ligjit dhe shkatërrim. Kërkimfaljet dhe keqbërat e Zoran Zaev nuk ndihmojnë të pastrohet turpi dhe përfundimisht të fillohet përpara. Zaev duhet të përgjigjet për të gjitha veprimet e tij. Zaev me veprimet e tij joserioze e turpëroi Republikën e Maqedonisë kudo që të shkojë dhe rrezikon të përkeqësojë marrdhëniet e vendit me partnerët ndërkombëtarë”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë siç thonë, gabime tjera dhe skandale nga vet ai dhe funksionarët tjerë që i bëjnë në vazhdimësi.

Ata nga Zaev kërkojnë përgjegjësi së pari për mos marje të datës për negociata me BE-në. Arsyeja për këtë siç thonë, është mungesa e reformave, gjë që e vërtetuan edhe diplomatët e huaj në vend.

“Zaev duhet të përgjigjet sepse e shkatërroi ekonominë e Maqedonisë e cila është në fund të listës në Europë, qytetarët po bëhen gjithnjë e më të varfër, borxhi po rritet, derisa bizneset e familjes së tij nga dita në ditë po zgjerohen. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për sjelljen si sherif nga ana e funksionarëve shtetëror të cilët kidnapojnë dhe rrahin qytetarë, kërcënojnë, blejnë substanca ilegale dhe kontrabandojnë duhan dhe kështu duke mos u përgjigjur para ligjit”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO konsiderojnë se shteti dhe qytetarët mund të kenë të ardhme dhe prosperitet europian vetëm atëherë kur Zaev dhe LSDM do të ikin nga Qeveria dhe të kthehet drejtësia në vend.