Një person nga shteti i New York është mbuluar nga gjaku i tij nga Policia e shtetit të New Yorkut, dhe vazhdimisht i është përplasur fytyra në tokë, në qytetin e miliona banorëve.

Kevin Diaby, 20 vjeçar, shihet në këtë video e cila është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, teksa goditet disa herë nga policia, e që në këtë rast ishte i paarmatosur dhe nuk bënte rezistencë.

Gjithsesi, kjo nuk e ndaloi policinë që të tregohej brutale ndaj tij, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë në jetën time” tha Kevin për Daily Mail, gjatë një bisede telefonike. “Kurrë nuk më ka dalë gjak aq shumë në jetën time. Kur e shikoja gjakun tim në tokë po çmendesha”.

Motra e Kevin Diaby, Fatou, 24 vjeçare gjithashtu po mbahet në paraburgim nga policia.

E gjitha kjo ndodhi për shkak se të dy kishin pasur një konflikt verbal me policinë, por që në asnjë rast, polici nuk ishte sulmuar fizikisht por kishte pasur shkëmbime të ofendimeve të vogla.

Policia e Manhattan, në një deklaratë për shtyp ka thënë se prokurorët po i hetojnë të tre policët, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.