Samiti i gjashtë për Ballkanin Perëndimor në kornizë të procesit të Berlinit vazhdon në qytetin polak Poznanj ku janë duke u zhvilluar takime të ministrave për ekonomi për ç[shtje të jashtme dhe të brendshme.

Në fokus të takimeve do të zhvillohet bashkëpunim rajonal, lidhja dhe rritja e ekonomisë në rajon. Ngjarja kryesore e Samitit, takimi kryeministrave dhe shefave të shtetit do të zhvillohet nesër.

Përskaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samit do të marrin pjesë edhe partnerët e EU-së, midis të cilëve Gjermania, Franca si dhe Polonia.

Procesi i Berlinit është iniciativë e cila më 2014-ën e ka ngritur kancelarja gjermane Angela Merkel.