Ky është momenti i frikshëm kur një ushtri e foshnjave të një merimange lëshohen sapo nëna e tyre bie në dysheme. Dhe e gjitha kjo ndodh për shkak se personi që është duke filmuar e nget pak atë dhe merimanga mëmë bie në tokë.

Cody Clabough, nga Belton, Misuri, filmoi atë që dukej të ishte një merimangë e madhe e zezë dhe e zakonshme por ama rezultoi të ishte një merimangë nënë e cila kishte me vete një mori merimangash të vogla të zeza.

Duket se të gjitha merimangat si të voglat si të mëdhatë filluan të kenë një shkëlqim të frikshëm në sytë e tyre dhe kjo duket mjaft mirë në errësirë nga drita e regjistrimit të aparatit.

Ngjan se plas barku i merimangës mëmë por në realitet janë një tufë merimangash të vogla të cilat largohen prej kurrizit të saj.

Loading...