Zyrtarët afganë kanë thënë se një pjesëtar i forcave të armatosura të këtij shteti i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në provincën e Kandaharit.

Një zëdhënës i ushtrisë së Afganistanit tha të martën se dy ushtarët amerikanë u branë kur një ushtar afgan hapi zjarr ndaj trupave brenda një baze ushtarake në rajonin Shah Ëali Kot një ditë më parë.

Zëdhënësi Ahmad Sadiq tha se ushtari që i sulmoi trupat është plagosur gjatë sulmit dhe tashmë është ndaluar nga organet e sigurisë.

Në sulme të këtilla, të cilat njihen edhe si sulmi i së gjelbrës ndaj të kaltrës, forcat afgane ua kthejnë armët trupave ndërkombëtare, më të cilët bashkëpunojnë.

Së paku 11 ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan që nga fillimi i këtij viti.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14 mijë trupa si pjesë e misionit të NATO-s me 23 mijë ushtarë. Ata kryesisht i trajnojnë trupat afgane në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera ekstremiste, shkruan “Free Europe”.