Problemet me kolesterolin dhe yndyrat e tjera në gjak mund të rregullohen me një dietë të shëndetshme.

Nutricionistët thonë se rregullimi i yndyrës dhe kolesterolit është i mundur me pesë ushqime kryesore.

Mollët ulin kolesterolin e keq për deri në 38 për qind. Por për ta arritur këtë, ato duhet të konsumohen rregullisht.

Arrat sigurojnë përqindjen më të lartë të kolesterolit të mirë mbrojtës.

Fasulet e pasura me fibra mund të zvogëlojnë kolesterolin me gjashtë për qind në vetëm një muaj e gjysmë.

Bollguri është gjithashtu i pasur me fibra dhe një armik i njohur i kolesterolit të dëmshëm.

Hudhra në dozë ditore prej vetëm 5 mg arrin të eliminojë 11 për qind të kolesterolit.

Për të përmirësuar qarkullimin, mjafton të hani një hudhër gjatë ditës.