Manchester United është duke pasur probleme me trajnerin e tyre, Ole Gunnar Solskjaer për mesfushorin e Sporting Lisbones, Bruno Fernandes.

United nuk janë të bindur se Fernandes vlen 70 milionë euro, ndërsa Solskjaer ka kërkuar që lojtari me patjetër të transferohet në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq”, nuk do të paguajnë më shumë se 50 milionë euro për portugezin i cili nuk luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.

Fernandes ka shënuar 50 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, transmeton KosovaPress.

Portugezi është i njohur me nofkën “Frank Lampardi i ardhshëm”, duke u bazuar në mënyrën e shënimit të golit dhe në stilin e lojës.

Loading...