“UEFA Calculator”, e cila merret me statistikat e kompeticioneve evropiane, njofton se ekipet e katër shteteve, Kosova, San Marino, Gjibraltari dhe Maqedonia veriore janë eliminuar nga garat evropiane ende pa filluar muaji gusht

Skuadrat kosovare i dhanë fund eksperiencës evropiane edhe për këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Prishtina ishte eliminuar herët nga Europa League, ndërsa Feronikeli, pas suksesit në fazën parakualifikuese të Champions Leagues, ishte eliminuar nga kjo garë në rrethin e parë, ndërsa mbrëmë iu dha fund garave evropiane pasi u eliminua nga faza e dytë kualifikuese e Europa Leagues.
Dhe, “UEFA Calculator”, e cila merret me statistikat e kompeticioneve evropiane, të cilat i organizon UEFA, i ka zbuluar emrat e katër shteteve të cilat kanë mbetur pa ekipe në garat evropiane, ende pa filluar muaji gusht.
“Tashmë kemi 4 vende komplet të eliminuara nga kompeticionet evropiane dhe ende as që ka nisur muaji gusht. San Marino, Kosova, Gjibraltari e Maqedonia Veriore, të gjitha janë të mbaruara. Madje, San Marino dështoi ta fitonte ndonjë pikë për herë të parë që nga sezoni 2016/17”, shkruan “UEFA Calculator” në grupin e saj zyrtar në rrjetin social, Twitter.

Kosova aktualisht merr pjesë në garat evropiane me dy ekipe, kampioni në Ligën e Kampionëve dhe fituesi i Kupës ose nënkampioni në Ligën e Evropës.

Vendi ynë synon që në vitet e ardhshme të marrë pjesë me tri ekipe në garat që i organizon UEFA