Arjola Demiri theu tabutë në skenën e teatrit pasi kishte një rol tepër të bujshëm.

Aktroja e njohur nga Tropoja i duhej të masturbohej në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë” dhe kjo gjë duket se ka sjellë reagime aspak të hijshme nga meshkujt.

E ftuar në emisionin “Opinion” për të folur për bukurinë, aktorja tha se u mundua të mos bëjë gjëra vulgare, por të gjithë meshkujt ndiheshin të eksituar.“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë se ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndjeheshin të eksituar”, është shprehur aktorja.

Arjola Demiri është e njohur për rolin e saj si “Çbanja” në serialin “O sa mirë”.

Sa i përket jetës private, ajo ka tre fëmijë dhe është e divorcuar nga babai i tyre.

Loading...