Dje rreth orës 22 e 30 minuta, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar veturën ,,Audi A6,, me targa të Austrisë, të cilën e ka drejtuar 44- vjeçari J.B. nga fshati Bellovishtë e Gostivarit, në të cilën si bashkëudhëtarë kanë qëndruar A.S. (24), B.S. (22) të dy nga Gostivari dhe M.N. (31) nga fshati Zdunjë.

Gjatë kontrollit të kryer ngaj veturës dhe personave, është gjetur dhe konfiskuar marhuanë.

Vozitësi dhe bashkëudhëtarët janë arestuar në Stacionin policorë Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa adekuate.

Loading...