Në rajonin e qytetit Xhejlanpjanar, qarku Shanliufra, sor arriti një konvoj turk me kamionë, automjete blinduese dhe autobusë, lajmëroi “Hyriet dejli njus”.

Konvoji u shoqërua nga forca të xhandarmërisë, ndërsa me të, deri në kufirin sirian udhëtuan edhe komando.

Autoritetet turke paraprakisht kumtuan se vendi mund të ndërmarrë operacion të ri antiterrorist në Siri.

Prej vitit 2016 Turqia në Sirinë veriperëndimore i zbaton operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e ullirit” me qëllim të pastrimit të rajonit nga luftëtarët e Forcave kurde siriane për mbrojtje të popullit dhe terroristëve nga DAESH (“Shteti islamik”).

Turqia i konsideron milicitë siriane kurde si organizatë terroriste, lidhur me Partinë ilegale punëtore kurde (PKK). BE-ja, Ankaraja dhe SHBA-ja PKK-në e konsiderojnë organizatë terroriste.