Presidenti Donlad Trump ka përsëritur kërcënimin e SHBA-ve për vendosje të sanksioneve mbi Teheranin dhe përsëri ka denoncuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Irani nënshkroi me fuqitë botërore.

Kërcënimi më i fundit i Trump erdhi përmes një postimi në Twitter të mërkurën pasi mbikëqyrësit e OKB-së mbajtën një takim emergjent për të diskutuar programin nuklear të Iranit.

“Iran ka një kohë të gjatë që në mënyrë të fshehtë po “pasurohet” në shkelje të plotë të me marrëveshjen e tmerrshme prej 150 miliardë dollarësh që u bë nga John Kerry dhe Administrata e Obamës”, shkroi Trump pa elaboruar ose ofruar dëshmi.

Irani iu përgjigj akuzave të presidentit amerikan, duke thënë “nuk kemi asgjë për të fshehur”.

Edhe pse Irani u zbulua se kishte objekte të pasurimit të fshehtë shumë kohë përpara marrëveshjes bërthamore, marrëveshja gjithashtu imponoi mbikëqyrjen më intruzive bërthamore ndaj Iranit të çdo vendi.

Por nuk ka pasur asnjë sugjerim serioz që Irani po e pasuron fshehurazi tani.

Loading...