Ish-partneri i yllit televiziv Khloe Kardashian, Tristan Thompson pas ndarjes prej saj duket se është i rikthyer një historie të vjetër të tij.

Sipas mediave të huaja Tristan është pajtuar me ish-partneren e tij, Jordan Craig, me të cilën ka një djalë të quajtur  Prince.

Në profilet e tyre në Instagram, ata kanë publikuar disa foto që i kanë bërë të gjithë të dyshojnë.

Craig ka pozuar me të birin nga pushimet, ndërkohë që Tristan ka publikuar një foto të vogëlushit në të njëjtin vend, duke lënë të kuptohet se tashmë dyshja është bashkë në të njëjtin vend.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka dhënë komente lidhur me këto aludime.

ImageImage