Mes Napolit dhe James Rodriguez futet në mes Atletico e Madridit.

Tratativat mes klubit të kaltër dhe përfaqësuesve të yllit kolumbian kanë ngecur pasi James është shndërruar në një objektiv të madh në merkato edhe për Realin e Madridit.

Sipas lajmeve që vinë nga Kolumbia vetë futbollisti preferon qëndrimin në Spanjë dhe shikon me sy më të mirë kalimin te Atletico e Madridit sesa transferimin te Napoli pavarsisht relatave të shkëlqyera që ka me trajnerin Carlo Ancelotti.

Për të mbyllur marrëveshjen me Realin e Madridit që zotëron kartonin e James Rodriguez, drejtuesit e Atleticos po presin shitjen e Griezmann te Barcelona.