Tottenhami është duke u munduar sa ma shpejtë ta transferojë në ekip mesfushorin e Romes, Nicolo Zaniolo.

Tottenhami ka ofruar mbrojtësin e tyre Toby Alderweirald plus 20 milionë euro.

Kampionët e Italisë janë gati për të paguar një vlerë të madhe parash për lojtarin dhe ka spekulime se edhe vet lojtari e dëshiron transferimin te Juventusi.

Roma për lojtarin kanë kërkuar 40 milionë euro.

Roma po mundohet ta zvogëlojë çmimin e lojtarit duke e ofruar Alderweireld i cili kushton rreth 25 milionë euro.

Edhe Juventusi po mundohet ta zvogëlojë çmimin e lojtarit duke e ofruar sulmuesin e tyre, Gonzalo Higuain i cili po kërkohet nga Roma.