Policia e Republikës Serbe në Bosnjë ka zbuluar dy laboratorë gjigant droge në zonën e Banja Luka për prodhimin e marijuanës.

Zbulimi u bë gjatë operacionit “Unikat”. Ndërsa në pranga u vendosën 4 persona.

Në laboratorin artificial për prodhimin e drogës u gjet rreth 1 ton lëndë narkotike.

Në pranga ranë Nenad Dragisic, Dean Djajiç, Danijel Trninic dhe Sanel Seranic. Dragisic dhe Seranic janë të njohur për policinë.

Ndërkohë mediat e Bosnjës dhe Hercegovinës publikuan pamjet e momentin kur zbulohet laboratori i drogës.

Loading...