Përmes strategjisë së re franceze për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilën në qershor e publikoi presidenti Emanuel Makron në Berlin, do të konkretizohet angazhimi ynë që të mundeni sa më shpejtë dhe në mënyrë sa më efikase t’i arrini standardet evropiane ndaj të cilave popujt e këtij rajoni përpiqen me të drejtë të plotë. Në atë shikim marrëveshja e Prespës ka hapur perspektiva të reja për të ardhmen.

Këtë e theksoi ambasadori francez Kristijan Timonie mbrëmë në solemnitet me rastin e Festës kombëtare të Francës 14 Korrik që mbahet në muzeun e artit bashkëkohor në të cilën morën pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska, ministrat e Qeverisë, përfaqësues të institucioneve, korrit diplomatik dhe mysafirë tjerë.

“Në vjeshtë presim të përfundojnë përgatitjet rreth marrëveshjes me autoritetet e Maqedonisë që të mund të fillojë me punë Agjencia franceze për zhvillim dhe të bashkëpunojë në fusha të rëndësishme me autoritetet shtetërore dhe lokale, por edhe me sektorin qytetar siç janë mjedisi jetësor dhe urbanizmi për të cilat tashmë janë realizuar misione përgatitëse”, tha Timonie.

Duke u kthyer në eurointegrimet, ambasadori Timonie u kthye siç tha, në kontaktet e shpeshta dhe vizitën e mëparshme të ministres franceze për Çështje evropiane të cilat thotë, krijojnë dialog të hapur rreth aspiratës sonë evropiane.

“Të njëjtat i kuptojmë dhe i mbështesim duke dëshiruar ndryshim thelbësor në menaxhimin me projektin evropian. Ai projekt sjell shpresë të madhe të cilën ne nuk duhet ta tradhtojmë”, tha Timonie.

Si anëtare me të drejtë të plotë në NATO, Parisi tha, dëshiron të rritet prania e Maqedonisë në misionet paqësore nën udhëheqësi evropiane, ndërsa theksoi edhe se fokusi i reformave duhet të jetë në drejtim të përforcimit të qeverisjes të së drejtës.

“E shfrytëzoj rastin t’u falënderohem të gjithë atyre të cilët punojnë së bashku me ne për zhvillim të Frankofonisë dhe bashkëpunojnë në zbatimin e reformave për përforcim të qeverisjes të së drejtës e cila duhet të jetë në Qendrën e aktiviteteve tona të përbashkëta. Do të vazhdojmë të punojmë në atë plan në frymën e stabilitetit dhe prosperitetit të këtij rajoni, i cili është pjesë e të ardhmes së Evropës. Maqedonia e Veriut me reformat e saj të suksesshme, në luftën kundër korrupsionit, me ndërtimin e shoqërisë së qetë dhe bashkëpunimit të tërësishëm me fqinjët mund të jetë shembull për atë”, porositi ambasadori francez Kristian Timonie.