Gjyqi për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së assesi të fillojë. “Talir” është shtyrë edhe sot, për shkak të mungesës së gjykatëses që prej dy muajsh po e merr veten nga operacioni. Në sallën e gjyqit nuk u shfaq as përfaqësues i partisë.

Edhe pse të pandehurit për “Talir” hynë për herë të parë në sallën e gjyqit më 18 shkurt, deri më tani të gjitha seancat e caktuara janë shtyrë. Për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së janë akuzuar Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Mile Janakieski, Kiril Bozinovski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristevski. Fajin e pranoi e pandehura e gjashtë Elizabeta Çingarovska.

Ajo bëri marrëveshje me PSP-së dhe fitoi një dënim me kusht prej dy vjetësh. Seanca e ardhshme është caktuar për më 12 shtator.