Si pjesë e shënimit të gjenocidit ndaj popullatës së Srebrenicës dhe rrethinës së saj, deputetët Zeqir Ramçiloviq, Ferid Muhiq dhe Ilija Nikollovski me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga komuniteti boshnjak sot u takuan me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Mesazhet e tyre për paqe dhe dënim të gjenocidit, siç informuan nga lëvizja AVAZ i treguan përfaqësuesit e Kuvendit dhe një pjesë e të pranishmëve.

“Gjenocidi në Srebrenicë nuk është bërë vetëm ndaj boshnjakëve, por ndaj tërë njerëzimit njëjtë si edhe gjenocidet tjera të cilat për fat të keq ndodhin. Dhe për këtë pozitën time maksimalisht e shfrytëzoj për shënimin e gjenocidit që të ngritet në një nivel më të lartë shtetëror, siç e kemi bërë këtë me delegacionin e parë kuvendor shtetëror i cili mori pjesë në përkujtimin në Qendrën përkujtimore Potoçari të cilën e kryesova dhe veçanërisht sivjet kur kryetari i Kuvendit do ta kryesojë të njëjtën”, tha deputeti i Lëvizjes AVAZ, Zeqir Ramçiloviq.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në përkujtimin për gjenocidin në Srebrenicë që do të mbahet nesër në Shkup dhe në marshin e paqes që do të mbahet pasnesër.