Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur dënuar të akuzuarit H.S. me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim, për veprat penale sulm,mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor.

Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, kanë bërë të ditur nga gjykata.

“I akuzuari H.S. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2015 pas një fjalosje të shkurtër me ish-bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar duke e goditur në fytyrë dhe në shpinë. Po ashtu, i akuzuari H.S. në vitin 2019 derisa ishte konsumator në një piceri, ka filluar ta ofendojë punëtorin
e këtij lokali dhe të njëjtin e kishte goditur disa herë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu është bërë e ditur se i akuzuari prej datës së panjohur e deri më datë 23.03.2019 kishte mbajtur një revole, një karikator dhe katër fishekë, të cilat i ka poseduar pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Loading...