Në Lipjan është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht një grua, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje në orën 22:00, ndërsa i dyshuari është është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër K-shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.