Ndryshimi i papritur i motit është shoqëruar me dëme të shumta në disa qytete të vendit.

Kështu në Shëngjin gjatë natës së djeshme janë rrëzuar disa pemë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina, të cilat ishin parkuar pranë zonës ku kanë rënë pemët gjigande.

Moti me shtrëngata dhe me reshje shiu nuk ka kursyer as zonën e Velipojës, ku shumë pemë janë rrëzuar dhe si pasojë kanë bllokuar rrugët dytësore.

Loading...