Na ka ndodhur shpesh që të jemi në humor të mirë dhe pasi takojmë një person të mërzitur ndryshojmë edhe ne. Njësoj si një virus, stresi përhapet nga një person tek tjetri, duke i bërë njerëzit të ndjehen keq nga ana mendore. Të gjithë ne kemi aftësinë e çuditshme për të lexuar gjendjen dhe sjelljen e të tjerëve rreth nesh. Për këtë arsye shpesh ne tentojmë të shmangim personat që janë të mërzitur apo të stresuar për të mos lodhur as veten. Për të mos pasur probleme me stresin ka disa mënyra se si ju mund ta shmangni atë:

Mësoni si të menaxhoni punët tuaja dhe njëkohësisht stresin

I kushtoni rëndësi frymëmarrjes, sepse kjo do të qetësojë trupin dhe mendjen tuaj

Gjeni një hobi që ju relakson

Kur keni shumë punë, të cilat nuk arrini t’i mbani mend i shkruani diku ose krijoni një agjendë të vogël

Mësoni si të largoheni sa më shumë nga burimi i stresit.

Loading...