Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se Aleanca tani për tani nuk ka marrë kurfarë kërkese zyrtare për fillim të misionit në Ngushticën e Hormuzit.

SHBA-ja paraprakisht propozoi siguri të përforcuar në Ngushticë, në mënyrë që të sigurohet një nga rutat kyçe për transport të naftës, theksojnë mediumet britanike.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë në nivel mjaft të ulët që nga rrëzimi i dronit amerikan, e më pas me konfiskimin e anijes cisternë të Iranit afër Gjibraltarit.