Lojtari falë të cilit Tottenhamit finalen e Champions League, Lucas Moura, nuk ka inat karshi trajnerit Maurizio Pochettino, që në ndeshjen finale të Champions League ndaj Liverpool e la në stol. Ai ishte heroi i ndeshjes gjysmëfinale të fituar 3-2 në fushën e Ajax, me tri golat e realizuara në 45 minutat e dyta.

“Unë jam i detyruar të respektoj vendimin e trajnerit, të respektoj shokët e skuadrës. Ndaj, për mua nuk ka asnjë problem me trajnerin nga ajo nale”, tha Lucas Moura. Në finale ai u detyrua t’i lërë vendin e titullarit kolegut Harry Kane, që dështoi për të shënuar. Ndërsa vetë braziliani u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

“Natyrisht që për mua mua, ashtu sikurse për çdo lojtar tjetër, ishte e vështirë të pranoja stolin. Por më e vështirë ishte të pranoja humbjen. Jam i sigurt se Pochettinho ka patur arsyet e tij që mori atë vendim. Për të ka qenë e vështirë të bëjë zgjedhjen, në fushë zbresin vetëm 11 lojtarë”, tha Moura.

“Unë e respektoj Pochettino, pasi jam profesionist. Ndaj nuk ka asnjë problem dhe shoh përpara me optimizëm për sezonin e ri. Jam i sigurt se mund të bëjmë më mirë se vjet, pasi i kemi mundësitë, jemi në një nivel tjetër. Ndaj mezi pres të nisë sezoni i ri”, u shpreh 26-vjeçari.

Loading...
Global