Opozita zhvillon pasditen e së hënë protestën e 10 kombetarëe për largimin e Edi Ramës. Tubimi do të mbahet para selisë së qeverisë në orën 20:00.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë thirrje militantëve dhe qytetarëve që t’u bashkohen ne protesten qe synon largimin e Edi Rames nga pushteti.

Mbi 1500 efektivë do të jenë në terren përfshirë forcat speciale dhe ato operacionale.

Ndërkohë policia e shtetit ka marrë masat për shmangien e incidenteve, jo vetëm përpara kryeministrisë, por edhe kryesisë së kuvendit, parlamentit dhe godinat e tjera qeveritare.

Protesta e 10-të e opozitës eshte e para qe mbahet pas votimeve te 30 qershorit.