Seanca e sotme për rastin “Talir”, respektivisht për finansimin e VMRO-DPMNE-së u shtye, sepse një nga dëgjuesit dëshmitarë ishte në pushim mjekësor. Në seancë madje nuk u paraqit as edhe përfaqësues nga partia, njofton Zhurnal.

Nga burgu i Shutkës ishte dërguar madj eedhe ish ministri Mile Janakieski, i cili për disa ditë me radhë po mbanë greva me uri, përshkak paraburgimit të caktuar.

Ky rast assesi të fillojë, sepse vazhdimisht po shtyhet, dhe të akuzuarit ende nuk kanë mundur të shprehen.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 12 shtator.

Lënda “Talir” ka të bëjë me finansimin jolegal të partisë VMRO-DPMNE për të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje të parave, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për larje parash. Për të njejtën vepër, si subjekt juridik është akuzuar dhe partia e VMRO-DPMNE-së.

Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet pasi u dakordua me PSP-në, pranoi fajin dhe mori vetëm dënim me burg me kusht për dy vite, dhe e njejta nuk do të vuajë dënimin nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bënë ndonjë vepër tjetër penale.

Sipas akuzës, ata në mënyrë joligjore kanë fituar 4,6 milion euro për partinë, e më pas janë organizuar që ato para të paguhen në gjiro llogarinë e partisë përmes fletpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm./Zhurnal.mk