Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, gjegjësisht për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit.

Është një punë që nuk paguhet mirë. Ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t`ua heqin edhe pauzën, shkruan Blick.ch

Një ditë të janarit Ramushi me ekipin ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut. Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash, transmeton albinfo.ch.

Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pauzë punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”.

Pasi edhe një shef tjetër e dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë ta lëshojë vendin. Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti ke ndalesë të hyrjes. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”.

Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch. Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku ia kumtojnë lajmin se është pushuar nga puna.

Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në evnd të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit.

Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje. “Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”. Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve . “Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”.

Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin. Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”.

Loading...