Moderatorja, Einxhel Shkira ka bërë një shkrim të drejtpërdrejtë ndaj meshkujve, që bëjnë ngacmime seksuale të pavend.

Na një postim në rrjete sociale Eixhel ka rrëfyer se ndjehet e frustruar nga këto shikime të babzitura, që shumë meshkuj bëjnë ndaj saj dhe femrave në përgjithësi.

“Dhe si shtesë duke qenë vetë femër e duke u përballur çdo ditë me frustrimin seksual të njerzve, do kërkoja dhe t’i gjehet një zgjidhje këtyre meshkujve të babzitur që s’të lenë rehat, as të ulesh diku të hash bukë se të shohin sikur do të shqyejnë me sy!! E mos flasim pastaj për situate clubi apo plazhi, që të ze belaja të dalësh me rrobabanjo se fillon ndjehesh ti fajtore, për kafshërinë e tyre… Hapuni ca shtëpi publike këtyre specieve që të bëhen njerëz e të ngopen njëherë e mirë me seks se na e nxin jetën…,”– ka shkruar Einxhel Shkira në rrjete sociale.

Loading...