Kryetari i Bundestagut gjerman, Volfgang Shojbe, për gazetën gjermane “Di Cajt” dërgoi lëvdata për kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe thotë se ka treguar lidership me Marrëveshjen e Prespës dhe i ka zhbllokuar marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, bënë të ditur mediet greke.

“Aleksis Cipras shënoi arritje të rëndësishme në aftësinë politike të lidershipit, sepse i zhbllokoi marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”, thotë Shojbe për edicionin e sotëm të javores “Di Cajt” dhe kryeministrit grek i atribuohet se për Marrëveshjen e Prespës pësoi “rezistencë politike në brendi” dhe siç thekson gazeta, është nën kërcënim në zgjedhjet e ardhshme.

“Një nga shkaqet për atë supozohet se është edhe marrëveshja për emrin për të cilën u hidhëruan shumë grekë”, shton “Di Cajt”, transmeton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.