Një burrë nga India i quajtur Viren, u adresua në spital pasi vuante nga dhimbja e barkut për 15 ditë me radhë. Pas kontrollës nga mjekët, ata zbuluan se pacienti kishte diçka që zvarritej në barkun e tij.

Një nga mjekët, pas operacionit foli për mediat lokale dhe tha se ajo që zvarritej në trupin e Viren’it ishte një krimb. Kjo ka të ngjarë se ndodhi pasi ai kishte ngrënë mish derri të kontaminuar ose të papjekur.

Raportohet se krimbi ishte i gjatë rreth 6 metra.

Dr. Pawar, kirurgu në Spitalin e Jaipur, i cili e bëri operacion Viren tha se krimbi i përket familjes së krimbave të quajtur Taeniidae.

Loading...
Global