A mund të jetë 2019-ta viti kur njerëzit do hapin portalin e parë në një dimension të errët që pasqyron botën tonë?

Shkencëtarët në Oak Ridge National Laboratory në Tennessee lindore shpresojnë në një gjë të tillë.

Ata thonë se kanë përfunduar pajisjet e ndërtimit por se duhet t’i testojnë këtë verë, e cila mund të na lejojë të shohim para një univers paralel.

Universi paralel, teorikisht thuhet se mundëson të shohim jetën tonë në disa mënyra identike.

Leah Broussard, fizikani që qëndron pas projektit, e përshkroi përpjekjen për të zbuluar një botë paralele si “goxha të çuditshme” në një intervistë me NBC javën e kaluar.

Eksperimenti i ri do të lëshojë një rreze neutrone në një mur të padepërtueshëm. Në anën tjetër të murit, do të vendoset një detektor i neutroneve.

Nëse detektori regjistron prezencën e neutroneve, teoria konsiston në atë se ata mund të kenë kaluar nëpër murin duke “lëkundur” në botën e pasqyrave dhe duke u rishfaqur në këtë univers.

Loading...