Shprehja e dashurisë, kujdesi për më të dashuritë tuaj, tregon se sa me rëndësi është ai person për ju, por gjithashtu edhe mbështetja në kohët më të vështira , sëmundje, ose dhembje, është shumë e rëndësishme për ju.

Mesa duket ka një shpjegim për këtë. Një studim i fundit tregon se pse, prekja e njëriut dhe të keni ngat personin që e dashuroni në kohët më të vështira, është më më e fuqishme dhe shpesh mund të ndihmojë më shumë se medicina.

Mund të tingëllojë si diçka jo e besueshme, por të keni një partner i cili/cila ju mban dorën kur ju jeni duke ndjer dhembje, ndikon që ju të vuani më pak. Kjo është quajtur “love medicine”, medicina e dashurisë, e cila mund të ju shërojë, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Por le të kuptojmë se si funksionon kjo?

E gjitha çka ne dëshirojmë është dashuri dhe prekje të sinqertë me njerëz. Goldsteinn, një psikolog i njohur, i cili ka studiuar fuqinë e prekjes së njeriut, ka bërë një eksperiment me gruan e tij kur lindi vajzën e tyre. Më vonë më shumë se 20 çifte ishin përfshirë në eksperiment.

Ai ka ardhur në përfundim, se vetëm të qenurit afër njëri tjetër, as pa u prekur me njëri tjetrin, shkakton trurit tuaj valë të sinkronizuara që rriten më së shumti kur çiftet mbajnë duart e njëri tjetrit.

Loading...