Pemë të shkulura, tenda të përmbysura dhe infrastrukturë e dëmtuar janë ato që kanë lënë pas moti i ligë dhe stuhia në rajonin e Ohrit dhe Prespës dje pasdite dhe në mbrëmje, që për më pak se gjysmë ore shkatërroi gjithçka në këtë rajon.

Sipas turistëve dhe banorëve, stuhia zgjati rreth 20 minuta dhe era e fortë e ndjekur nga shiu mori gjithçka para saj.

Stuhia në Prespë ka dëmtuar çatitë e disa shtëpive, ndërsa ka shkulur edhe 60 shtylla elektrike. Në disa fshatra janë bllokuar rrugët nga rënia e pemëve, ndërsa ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipe të ndërmarrjeve publike nga Resnja, Shërbimet zjarrfikëse dhe EVN-ja janë në terren, punojnë në sanimin e pasojave nga moti i keq. Dëme të mëdha, siç thonë dëshmitarë, ka pasur në kampin Krani, ku janë thyer kamp shtëpiza dhe automobilë.

Kryetari i Resnjës, Zhivko Gosharesvki, i cili në terren ka dalë i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonmisë së Ujërave, Oliver Spasovski dhe Trajan Dimkovski, ka deklaruar se nuk ka denoncime për viktima ose të lënduar, por është bërë dëm i madh material.

Loading...