Serbët frikësohen se ky skenar mund të përgatitet edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe HJK Helsinkit.

Bëhet fjalë për Erfan Zenelin, futbollistin e Kosovës.

32 vjeçari e ka kaluar thuajse krejt karrierën në Finlandë, ndërsa shpesh ka festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Prandaj, “Telegrafi” serb e ka paralajmëruar një mundësi të tillë që Zeneli të festojë me shqiponjë nëse shënon ndaj Zvezdës.

“Legjenda e Helsinkit është një finlandez që golat i feston me shqiponjën shqiptare”, ka shkruar mediumi i njohur serb.

Loading...