Selena Gomez tash një kohë nuk është në dispozicion të publikut dhe para reflektorëve del vetëm kur është e nevojshme. Pas disa muajsh heshtjeje dhe ballafaqimi me shumë probleme psikike dhe fizike, këngëtarja dhe aktorja po pushon në Meksikë në rrethin e miqve të ngushtë.

“Pjesën më të madhe të kohës ata e kalojnë në plazh dhe pishinë, por edhe e vizitojnë vendin dhe rrethinën. Ata madje huazuan xhipa dhe udhëtuan nëpër xhungël deri në majë të malit, ku u argëtuan dhe u fotografuan”, tha burimi për E! News.

Këngëtarja është plotësisht e fokusuar në pushim, gjë që shihet nga fakti se nuk poston foto dhe nuk i përdor rrjetet sociale gjatë kohës së pushimit të saj.

“Ata udhëtuan deri në fshatin fqinj Sayulita, i cili është larg nga i yni rreth 20 minuta. Shkuan për fruta dhe suvenire, dhe blenë çanta dhe u argëtuan duke u shoqëruar me adhuruesit. Selena ishte shumë e sjellshme dhe nuk e refuzonte fotografimin me adhuruesit. Dukej shumë e lumtur dhe e relaksuar”, përfundoi burimi.