Anika zbulon identitetin e saj të vërtet. Vir habitet kur mëson se Anika e ka mashtruar gjithë këtë kohë. Shivai i tregon planin e tyre për të gjetur armikun. Shivai kërcënon Zvetlanën se ka regjistruar gjithçka dhe do e çojë në burg.

Zvetlana ka përgatitur një plan. Ajo kërcënon se do vrasë të gjithë familjen Oberoi dhe tregon bombat. Tia i lutet Zvetlanës mos t’i vrasë por Zvetlana nuk e dëgjon. Ajo shtyp butonin dhe përqafon Somjan duke menduar se ka fituar.

Papritur policia shkon në shtëpinë Oberoi. Zvetlana habitet kur sheh se askush nuk ka vdekur. Shivai i tregon që ata dolën nga dera e urgjencës. Zvetlana dhe Somja arrestohen. Bavja bën ritualet e para si nuse.

Vir zhduket dhe Shivai vendos ta gjejë para se ai të sulmojë sërish. Shivai kujton fjalët e Zvetlanës dhe bëhet kurioz për sekretin e fabrikave Kalijani. Rup i tregon Virit sekretin.

Ajo i tregon që e vuri zjarrin në fabrikat Kalijani për tu hakmarrë. Rup tregon që ajo ngeli shtatzënë me Virin përpara martese por familja nuk e pranoi./