U lajmërua krimineli në arrati Nikolla Gruevski i cili ka vjedhur gjysmën e autostradës Milladinovci – Shtip, sepse përderisa VMRO-DPMNE ishte në pushtet nuk është përfunduar as 50 për qind e asaj rruge.

 Suksesi i vetëm i kriminelit të dënuar Gruevski në infrastrukturë janë provizionet milionëshe që i ka dakorduar me dorën e tij të djathtë, Mile Janakievski. 

Shkaku i interesave kriminale të familjes, shkaku i paaftësisë së VMRO-DPMNE-së janë lënë shumë lëshime që i kanë kushtuar popullit qindra miliona euro shtesë. 

Me tejkalimin e lëshimeve përfundimisht u ndërtua autostrada Milladinovci – Shtip, edhe autostrada e provizioneve Kërçovë – Ohër po ndërtohet me tempo të shpejtë.

 Krimineli Gruevski mos të merakoset për mirëmbajtjen e rrugëve, rruga e vetme në të cilën do të ecë kur të kthehet do të jetë rruga që shpien tek institucioni më i afërt ndëshkues-korrektues, ku e preti karrika e tij në qeli.